Vrasja trembi turistet në Theth - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 14

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarja tronditëse e dy çekëve që u vranë barbarisht në Dukagjin, ka trembur turistët e huaj, të cilët duan të vijnë dhe të eksplorojnë Shqipërinë. Petrit Gjeçaj, pronar i një hoteli në Theth, thotë se gjatë këtyre dy ditëve ka patur aullime të rezervimeve, që të huajt kishin bërë për të pushuar në hotelin e tij. Por jehona qe pati ekzekutimi i çekeve, sipas Gjecaj, mund te sjellë rënie të numrit të rezervimeve gjatë gjithë këtij sezoni. Turizmi në veri është i vështirë dhe Gjecaj shpjegon se përveç vështirësive të terrenit, aty mungon tërësisht çdo lloj infrastrukture. Por siguria mbetet e para, ndaj ai kërkon që minimalisht forcat e rendit të vendosin një patrullë në këtë zonë. Investimet në veri kanë qënë thuajse zero. Edhe ato pak rruge që janë bërë të kalueshme, janë ndërtuar me paratë e bizneseve përreth.

Free Traffic Exchange