Rama takon kryebashkiaket - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në takimin e parë me kryebashkiakët e zgjedhur më 21 qershor, kryeministri Edi Rama vuri theksin tek bashkëpunimi mes qeverisë qendrore dhe vendoreve. Por, në përballjen e parë, munguan pjesa dërrmuese e bashkiakëve të opozitës. Vetëm drejtuesit e Përmetit dhe Dropullit, thyen bojkotin e kolegëve të tjerë demokratë. Për Edi Ramën, ata që refuzuan takimin është dëm i drejtpërdrejtë për punën e tyre në shërbim ndaj komunitetit. ?Ne nuk do t?i lutemi akujt për bashkëpunim, nuk do t?i shkojmë pas akujt që nuk do të bashkëpunojë dhe atyre që e konsiderojnë rolin e kryebashkiakut si shërbim ndaj partisë së vet. Ne do bazohemi parimit se i shërbejmë të gjithë qytetarëve. Kushdo që do të marrë peng komunitetin e vet, do ta mbajë përgjegjësinë para komunitetit.?Zgjedhjet e 21 qershorit, ishin vetëm hapi i parë i jetësimit të reformës administrative territoriale. Kryebashkiakëve të zgjedhur, ai u tha se procesi i decentralizimit është faza e dytë më e rëndësishme e reformës.?Në këto 20 vjet nuk është bërë decentralizim. Na duhet një nivel krejt tjetër qeverisjeje vendore, që garantohet vetëm përmes një decentraizimi real. Sfida tjetër është domosdoshmëria që secili prej jush të kuptojë se nuk ka shans të bëj sukses duke marrë më shumë përgjegjësi, nëse nuk garanton kapacitetet për t?i mbajtur këto përgjegjësi. Prandaj apeli është të jeni jashtëzakonisht të vendosur dhe të vëmendshëm për të ndërtuar administrata që i përgjigjen kësaj sifde. Në të kundërtën kjo peshë do kthehet në një barrë mbytëse për ju dhe gjithë Shqipërinë.?Drejtuesit e bashkive iu pajisën me një udhëzues praktik, ku përfshihen të gjitha aspektet ligjore dhe administrative, që duhen pasur parasysh në procesin e tranzicionit në një pushtet vendor më 61 bashki.