http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel, në vlerësimin e ambasadorit të Gjermanisë në Tiranë, Helmut Hofman, është një shenjë e mbështetjes së vendit të tij ndaj integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. ?Gjermania e mbështet Shqipërinë ne këtë rruge ne mënyra te ndryshme, pasi Gjermania dhe Shqipëria janë tanimë prej dekadash vende mike dhe partnere te ngushte. Ne kete kontekst per mua dhe shume shqiptare vizita e Kancelares Federale znj.Angela Merkel pas pak ditesh ne Shqipëri eshte nje gëzim i madh. Qe ajo do te pritet ne mënyre mjaft miqësore, nuk ka asnje dyshim per mua, me aq sa njoh unë qëndrimin tejet pozitiv te Shqipërisë kundrejt Gjermanisë dhe vlerësimin e veçante per znj. Kancelare Federale?Ambasadori gjerman kujtoi kalvarin e popullit shqiptar gjatë diktaturës komuniste. Ai tha se për këtë motiv Shqipëria mundi të bëhej me shumë vonese pjesë e pajtimit dhe ndërtimit të Evropës së paqes dhe lirisë.?Por kjo është nje arsye me shume per te qene te gëzuar qe Shqipëria sot, 25 vjet pas rrëzimit te diktaturës, ben pjese ne pararojën e Integrimit Evropian. Sepse ky eshte mësimi thelbësor qe do te duhej te nxirrnim prej tmerreve te te shkuarës, pavarësisht se ku kane ndodhur ato qofte ne Borove ne Luftën e 2-te Botërore apo përgjatë konflikteve te përgjakura ne Ballkan te vetëm para pak viteve. Vetëm ne bashkëjetesën besimplote me njeri-tjetrin do te mund te sigurojmë nje te ardhme te mire per vete dhe fëmijët tane. Ndaj është pozitiv rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, dhe sa me energjik te jete realizimi i reformave te nevojshme, aq me i shpejte do te jete progresi ne këtë rrugëtim.?Këto deklarata Ambasadori gjerman i bëri gjatë ceremonisë përkujtimore të masakrën së ushtrisë naziste gjermane në Borovë të Kolonjës në vitin 1943, ku gjetën vdekjen 107 persona, kryesisht gra, pleq dhe fëmijë.