Nuland viziton Shkupin më 13 korrik - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa klasa politike maqedonase, nuk ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me qellim zgjidhjen e krizës në vend, situata në Maqedoni mund të marrë një hov të ri, vetëm pas vizitës së vizitës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit Viktoria Nuland. Kjo e fundit viziton Shkupin më 13 korrik. Sikurse bëhet paraprakisht me dije, Nuland do të mbajë takime të ndara me kryeministrin Gruevski dhe liderin e opozitës Zoran Zaev dhe më pas do të ndërmjetësoj tryezën ë përbashkët dhe me dy liderët e partive të tjera, Ali Ahmetin e BDI-së dhe kreun e PDSH-së Menduh Thaçi. Aktualisht dy aktorët kryesore Gruevski e Zaev nuk janë pajtuar për tre tema. E para ka të bëjë me periudhën e largimit të kryeministrit Gruevski dhe emrin e ri që do të drejtojë qeverinë e përkohshme deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 16 prill. Diskutime zhvillohen dhe për emrat që do të mbajnë postin e ministrit të brendshëm dhe atë të prokurorit publik. Deri me tani katër liderët e partive kryesore në Shkup, kanë rënë dakord gjatë takimit me ndërmjetësimin e komisioneri për zgjerim Johanes Han që vendi të mbajë zgjedhje të parakohshme në 16 prill të vitit të ardhshëm.