Identifikohet autori i krimit të turistëve çekë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia ka identifikuar Sokol Mjacajn 20 vjeç nga Lotaj i Dukagjinit si autori i vrasjes së dy turistëve çekë, ndërkohë që për arrestimin e tij policia po kontrollon fshatin Grudë e Re, pas informacioneve se ai fshihet në këtë zonë. Vrasësi është i njohur për uniformat blu, pasi vetëm para 1 muaji, ka dalë nga burgu ku ishte dënuar me 5 vite heqje lirie për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në vitin 2010. Dy ditë nga ngjarja e rëndë ku Michael Svatos dhe Ana Kosinova u vranë barbarisht, policia ka mësuar identitetin e vrasësit nga gjurmët e gishtërinjve të tij. Sipas rindërtimit te krimit nga ekspertet, dyshohet se turistet janë qëlluar nga brenda automjetit. Pas hyrjes në Shqipëri nga pika kufitare e Hanit të Hotit, turistët çekë u nisën drejt Thethit duke kaluar segmentin Koplik, Dedaj, Shkrel, Bogë e më pas në Theth ku kanë kaluar mbrëmjen në një kamp. Më pas kanë vazhduar udhëtimin e tyre dhe mesditën e së premtes kanë fotografuar vaskat natyrale të fshatit Nerlys. Rreth orës 14:00 udhëtimi i tyre ka vijuar drejt fshatit Bregu i Lumit, ku kanë përshkuar të gjithë luginën e Shalës dhe pasdite janë ndaluar në një tjetër kamp në Malin e Shoshit. Këtu turistët janë ftuar të qëndrojnë nga pronari i kampit, por ata nuk kanë ndaluar duke thënë se do të vazhdonin udhëtimin drejt Shkodrës. Dyshohet se në një zonë, e cila nuk ka shumë banesa, autori i krimit nën kërcënimin e armës, u ka dalë para turistëve dhe ka hipur në mjetin e tyre me qëllim grabitjen. Pasi ka udhëtuar per pak kilometra me dy turistet, 20-vjeçari Mjacaj ka hapur zjarr me autmatik. Agresori në panik e sipër është larguar duke lënë edhe armën e krimit në vendngjarje.