Ndryshojnë oraret për muzetë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e hënë duket se do të jetë pushim për thuajse të gjitha muzetë dhe monumentet e trashëgimisë kulturore në vend. I vetmi oaz kulturor që bën përjashtim nga skema e re publikuar nga Ministria e Kulturës është Parku Kombëtar i Butrintit. Ky park do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 9 e mëngjesit deri në 8 të mbrëmjes. Qyteti i Beratit nga ana tjetër duket më pak mikpritës. Ndërsa kalaja e këtij qyteti do të qëndrojë e hapur nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 7 të pasdites, Muzeu ?Onufri? dhe Muzeu Etnografik të dielën do të presin vizitorë deri në ora 15:00 për t?i hapur dyert mëngjesin e së martës. E megjithatë berati i 1001 dritareve ka se çfarë t?ju ofrojë gjatë kohës kur institucionet kulturore janë pushim. Kalatë në Shkodër dhe Lezhë, nuk do të kenë ndryshime në orare. Ato do të hapin portat që në ora 8 të mëngjesit për t?i mbyllur ato në ora 8 të mbrëmjes ashtu sikurse çdo ditë, gjatë këtyre dy viteve të fundit. Parqet arkeologjike: Amantia, Finiq, Orik dhe objektet e tjera të vizitueshme, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Porto Palermos, Manastiri i 40 Shenjtorëve, Sinagoga, Kalaja e Himarës, Manastiri i Mesoptamit janë të hapura për turistët nga e marta në të diel nga ora 9 deri ne 14:00 per t?i hapur sërish dyert nga ora 17:00 deri më 20:00.