http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe këtë sezon veror banorët e Elbasanit nuk do munden të frekuentojnë Lumin Shkumbin, pasi uji është shume i ndotur. Hedhja e plehrave pa kriter në shtatin e lumit nga vetë qytetaret dhe firmat e ndërtimit ka bërë që specialitet të japin alarmin për nivelin e larte te ndotjes. Inspektor i mbrojtjes se mjedisit ne qarkun e Elbasanit Krenar Kaja i bën apel qytetareve të mos e shfrytëzojnë ujin e tij pasi është i mjaft i dëmshëm për lëkurën.Kaja thotë se nga kontrollet e ushtruar shumë subjekte private janë ndëshkuar me gjobë. Ndërsa Kryetari klubit ekologjik Elbasan Ahmet Mehmeti kërkon ndërhyrjen e shtetit për ngritjen e impianteve të përpunimit të ujërave të zeza. Lumi Shkumbin e ka patur tepër të theksuar problematiken e ndotjes dhe nga viti në vit situata ka ardhur duke u rënduar.