http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbrëmjen e se premtes ne zonën e Dukagjinit ne rrethin e Shkodrës. Dy persona kane humbur jetën, pasi janë vrare me arme zjarri. Behet fjale për dy turiste çeke burrë e grua, të cilët kane rene ne priten e ngritur nga persona te paidentifikuari, te cilët i kane qëlluar me breshëri. Ngjarja ka ndodhur ne orën 20.30 te mbrëmjes ne rrugën e Dukagjinit në fshatin Prekal, ndërsa mësohet se viktimat ktheheshin nga nje kamp i ngritur ne Theth nga turistet ceke. Viktimat udhëtonin me nje mjet fuaoristrade tip Nisan me targa ceke. Sapo mjeti ka kaluar ne nje kthese është gjendur ne breshërinë e plumbave te automatikut. Fillimisht u mendua se ishte një ngjarje aksidentale, por burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se po hetohet pista e grabitjes me pasoje vdekjen e dy personave. Burime te policisë bëjnë me dije se autoret e këtij krimi te rende dyshohet te kenë qene dy. Ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me nje motor. Breshëria e plumbave ka bere qe makina te devijoje nga rruga. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e krimit dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes. Mësohet se viktimave u janë marre paratë dhe te gjitha sendet e tjera me vlere qe kane pasur me vete. Sipas te njëjtave burime, grabitja ka qene motivi i krimit. Ndërkohë forcat e policisë kane nisur krehjen e zonës ne përpjekje per te kapur autoret.