Rama: Jo piramidave në arsim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditëlindja e 51 e kryeministrit Edi Rama ka nisur herët ne mëngjes me betejën per reformimin e arsimit te larte, domosdoshmërinë e se cilës ai e ka ilustruar duke ritreguar historinë me një taksist ne Tirane.?Prej shumë kohësh, unë ruaj një zakon, që një herë në çdo stinë marr një taksi pasmesnate dhe i them taksistit ec dhe fol. Kjo është mënyra më e mirë për të kuptuar pulsin e vendit ku jeton. Asnjë raport i Bankës Botërore apo i OSBE-së nuk ta jep pamjen e vendit tënd, siç ta jep një taksist pasmesnatës, nëpër rrugët e Tiranës. U bënë vite që unë nuk gjej një taksist pa diplomë juridiku. Ju tregova historinë e një taksisti që kishte marrë masterin. Ata e dinë që unë nuk pranoj të më bëjnë xhiro falas, ndaj më tha ?e ke nga unë sot, se jam bërë me master në juridik?. Ku e gjen kohën, e pyeta. ?Nuk ka nevojë,? - më tha, - ?në mëngjes marr fëmijët e pronarit të universitetit i çoj në shkollë dhe një herë gruan për shopping.? Rama ka theksuar se projekt-ligji i ri per arsimin e larte i jep fund nje realiteti te papranueshëm.?Ne nuk jemi Republika e Kasharit. Jemi një vend që synon të bëhet pjesë e BE-së dhe nuk mund të rrisim filizat e të ardhmes siç rriteshin filizat e marjuanës në Lazarat. Nuk mund ta kemi sistemin tonë të arsimit si plantacionet e Lazaratit?.Sipas tij, baza e reformës është konkurrenca për te rritur cilësinë e arsimit dhe kontrolli nëse fondet e dhëna nga qeveria i shërbejnë pikërisht rritjes se cilësisë ne këtë sektor.?Se nuk mund të thuash më jep paratë ti shtet dhe nuk ke të drejtë ti të dish se çfarë bëj unë me paratë. Kjo është një qasje njësoj si qasja e Sudes. Më jep paratë dhe unë të siguroj se do të fitosh më shumë me mua, por ti nuk më pyet dot se ku i çoj unë paratë. Piramidat e arsimit tonë të lartë që vetëm në pamje janë ato që u mbyllën, se, në fakt, piramidat e arsimit tonë të lartë janë edhe në sistemin tonë publik. Edhe sistemi ynë publik ka piramida që japin diploma pa pikën e vlerës, që nuk i duhen dreqit. Pavarësisht se janë në rregull nga anët e tjera dhe paratë e studentëve nuk i marrin drejtpërdrejtë në dorë si Sudet që u mbyllën, por i marrin nën dorë?.Sipas Rames per sa kohe qe arsimi është nje e mire publike, nuk ka hapësire per teorinë se arsimi publik duhet favorizuar ne kurriz te arsimit privat.

Free Traffic Exchange