KQZ rrëzon PD për Kurbinin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzon kërkesën e PD-se për shpallje të pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Kurbinit. Para vendimit, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso tha se paligjshmëria dhe shkelja e ligjit ka nisur nga vete KQZ, e cila shkarkoi pa te drejte 4 anëtaret e KZAZ 15, te bashkisë Kurbin, te propozuar nga opozita. Pretendimet e opozitës, përfaqësuesi ligjor i PS ne KQZ Genci Gjonçaj, tha se pretendimet e opozitës nuk qëndrojnë, pasi procesi ka qenë I rregullt ligjërisht. Në garën për kryebashkiak të Kurbinit, demokratët kishin regjistruar fillimisht Altin Bibën, i cili më pas dha dorëheqjen. Pas këtij akti, PD propozoi si kandidat Ilir Pjetrajn, vëllain e deputetit Mhill Fufi, por ky regjistrim nuk u pranua nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, me argumentin e kalimit të afateve të regjistrimit. Vendime të cilat sollën tërheqjen e PD-së nga zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kurbin.

Free Traffic Exchange