Meta: Riorganizim LSI-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim tërhiqet nga beteja per Bashkinë e Vorës. Pas mbledhjes se kryesisë se kësaj force politike, kryetari Ilir Meta i ka përzgjedhur me kujdes fjalët ne lidhje me Vorën. Meta ka theksuar se respekton vendimin e KQZ edhe pse rrezoi animimin e LSI, por do ta mendoje padinë ne Kolegjin Zgjedhor pasi sipas tij, kodi elektoral ka boshllëk per këtë çështje. Megjithatë Meta nuk është tërhequr nga akuzat se ne Bashkinë e Vorës janë regjistruar ne mënyre fiktive rreth 600 votues, te cilët kane ndikuar ne rezultat.?Por ne do ta vlerësojmë këtë çështje për arsye sepse në radhë të parë kemi të bëjmë me një mangësi të madhe të vetë Kodit Zgjedhor, i cili duhet ta evitonte në mënyrë të qartë këtë skandal sepse në rast se do të bëheshin lëvizje të tilla, atëherë kudo mund të deformohej vullneti i komunitetit?.Sipas kreut te LSI Meta, mbledhja e kryesisë vendosi se do te ketë ndryshime ne strukturat drejtuese te kësaj force politike ne përputhje me rezultatin e marre ne zgjedhjet e 21 qershorit, por kur vjen fjala për ndryshimet ne qeveri te ministrave te LSI, Meta preferon qe ketë përgjegjësi t?ia leje Edi Rames.Për ne është e rëndësishme që qeveria të jetë e fokusuar në realizimin e objektivave të saj dhe përveç tyre, të ndjekë me vëmendje edhe krizën financiare në Greqi dhe pasojat e mundshme të saj ndaj qytetarëve tanë që jetojnë atje, por dhe ndaj ekonomisë sonë këtu. Natyrisht, besoj se është një çështje e cila nuk ka asnjë arsye për t?u nxituar.Mbledhja e kryesisë se LSI, shënoi nisjen e procesit te analizës per rezultatin e zgjedhjeve lokale, por duket se fati i LSI ne Pogrdec është caktuar tashme, pasi humbja ne këtë bashki, do te sjelle riorganizimin e plote te LSI ne këtë zone. Ndërkaq Meta ashtu si dhe Rama lançoi edhe fillimin e strategjisë për hapjen e LSI.