Zoto: Duhen bllokuar valët e celulareve në burgje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume ekzekutime ne Shqipëri janë porositur nga qelite e burgjeve, ku persona te dënuar kane zgjedhur te hakmerren edhe përmes vrasësve me pagese. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, tha se nevojiten ndërhyrje në infrastrukturë, në mënyrë që në çdo burg, të bllokohen valët e celularëve. Pas porosive për vrasje nga qelitë e burgut, madje dhe shumë përgjimeve të Prokurorisë se Krimeve të Rënda, Zoto tha se vetëm gjatë tremujorit të fundit, në burgje janë sekuestruar mbi 70 celularë. Ne shkurt te këtij viti, policia zbuloi nje rrjet vrasësish me pagesë, të cilët i merrnin porositë nga burgu. Kristi Pine dhe Alfred Qefalia u arrestuan pasi akuzohen për së paku katër atentate me eksploziv per te cilat kishin marre porosi nga i burgosuri përjetë Admir Tafili. Nga ana tjetër, nje projekt i Drejtorisë se Përgjithshme te Burgjeve per bllokimin e valëve ne burgun 313, u ndërpre, pasi pajisjet bllokonin dhe valët e celularëve të Gjykatës se Krimeve te Renda.

Free Traffic Exchange