Vizita e Merkel në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 53

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të mërkurën e ardhshme mbërrin në Tiranë kancelarja gjermane Angela Merkel. Në vizitën disaorëshe, kancelarja Merkel do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama dhe presidentin e Republikës z. Bujar Nishani. Gjithashtu zonja Merkel do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani. Kjo vizitë vlerësohet si rritje e vëmendjes politike dhe ekonomike e Berlinit zyrat ndaj Shqipërisë. Përgatitjet për këtë vizitë janë në orët e fundit. Në selinë e kryeministrisë, vijon puna për rikonstruksionin e hyrjes kryesore. Porositë janë dhënë që gjithçka të jetë gati dhe perfekte për ditën e mërkurë. Në orën 13:50 të datës 8 Korrik, kancelarja Merkel parashikohet të mbërrijë në Aeroportin e Rinasit, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Më pas delegacioni gjerman do t?i drejtohet selisë së kryeministrisë, ku do të pritet nga një ceremoni e posaçme. Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama dhe kancelarja Merikel do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, i cili do të pasohet nga bisedimet mes dy delegacioneve. Rreth orës 15:30 parashikohet në zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp. Në axhendën e vizitës zyrtare, parashikohet që rreth orës 16:10, zonja Merkel të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Më pas, kancelarja do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani, ku kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane do të mbajnë një fjalë. Vizita parashikohet të përfundojë rreth orës 18:00. Vizita zyrtare do të ketë dy dimensione, atë politik, ku do të shprehet inkurajimi i Gjermanisë për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, si dhe ai ekonomik. Gjermania vitet e fundit i ka dhënë një vëmendje të Ballkanit dhe më mënyrë të veçantë Shqipërisë, të cilën e sheh si një partner të rëndësishëm gjeopolitik në rajon.Kjo është vizita e parë e një kancelarejë të qeverisë gjermane në Shqipëri, por jo takimi i parë me kryeministrin Edi Rama. Në prillin e vitit të kaluar, kryeministri shqiptar zhvilloi një vizitë në Berlin, ku mori mbështetjen e Berlinit zyrtar për reformat politike dhe ekonomike.