http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Nëse Evropa, nuk u kthen shqiptarëve besimin që ata kanë ndaj saj, Shqipëria sikurse dhe vendet e tjerë të Ballkanit, rrezikohen nga islamizmi radikal?. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama i intervistuar nga ?Financial Times?. Kreu i qeverisë paralajmëroi se besimi i shqiptarëve ndaj Amerikës dhe BE-së, nuk është më aq i lartë sa në fillim të viteve ?90.?Një i ri në Tunizi e ndjen se nuk ka të ardhme, ndërsa në Shqipëri, ylli në qiell është Europa. Nëse BE, nuk e kthen mbrapsht këtë besim, do të krijohet terreni për islamizmin radikal. Në rajonin e Ballkanit, jetojnë personat më pro-amerikanë dhe pro-europainë në botë. Por kjo gjë është duke ndryshuar. Nuk është më si 10 vite më parë. Atëherë do të ishte e pamundur që luftëtarë shqiptarë të shkonin nga Shqipëria drejt Irakut apo Sirisë, për të luftuar. 98 % e tyre besonin te Amerika, më pas në Zot dhe më vonë në Evropë. Sot nuk është kështu?.Në këtë intervistë, Rama thekson se Evropa ka nevojë për Ballkanin, po aq sa dhe Ballkani ka nevojë për Evropën.