Gjirokastra dhe Berati, dalin nga lista e zeze - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Berati dhe Gjirokastra, dy qendra historike që deri më tani ishin vendosur në monitorimin e rreptë të UNESCO-s për shkak të klasifikimit të tyre si zona të rrezikuara tashmë kanë dalë nga lista e zezë. Ka qenë Rezoluta e Komitetit të Trashëgimisë Botërore që e ka bërë të njohur këtë vendim për Ministrinë e Kulturës. Por të dalësh nga zona lista e zezë e ndërkombëtare sipas ministres kërkon ende punë. Aktualisht burimet njerëzore janë duke u trajnuar për të mbrojtur jo vetëm këto dy qendra historike, por a mjafton kaq? Pyetjes nëse do të ketë penalizime për ata që cenojnë një zonë të shpallur monument kulture, ministra Kumbaro iu përgjigj se brenda këtij muaji do të ketë një rregullore që do të përcaktojë edhe masat që do të merren kundrejt atyre që dëmtojnë këto qendra historike. Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, Shqipërisë i mungon jo vetëm rregullorja për administrimin dhe menaxhimin e qendrave historike, por edhe një projektligj i ri për trashëgiminë kulturore.