Kuvendi, debat për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sali Berisha:Kur po vija ne seance po mendoja se kush ishte gjesti i proteste dhe mendja me shkoi tek djegia e mandatit te deputetit.Protesta per te cilën ish-kryeministri foli ne Parlament ishin zgjedhjet lokale te 21 qershorit, te cilat sipas tij prishen standardet. Sali Berisha mbajti nje fjalim te gjate per te denoncuar parregullsitë e zgjedhjeve lokale, fjalim qe u shoqërua edhe me momente tensioni me deputetet socialiste. Sipas ish-kryeministrit qeveria i varrosi zgjedhjet e lira ne 21 qershor por akuzat u hodhën poshte nga deputetet e maxhorances.Sali Berisha:Flamuri i këtyre zgjedhjeve ishte flamuri i krimit, fytyra e krimit, ky është funerali i zgjedhjeve.Pandeli Majko:Ne nuk duhet te jemi super te lumtur se nuk kemi prodhuar super zgjedhje por mund te shohim gjysmën plot te gotës.Seanca maratone e kuvendit u dominua nga denoncimet qe deputetet e opozitës bene per zonat ku punuan për zgjedhjet lokale, dhe demokrati astrit patozi akuzoi edhe njëherë LSI se kërkon te marre mandatin e Bashkisë se Vorës ne tavoline; por qeveria mbrojti tezen se ne 21 qershor u zhvilluan zgjedhjet me te mira ne dy dekadat e fundit.Astrit Patozi:Këto ishin zgjedhje te pista, ndonëse duhet pranuar qe tani se nuk do te jete e lehte qe te provohen si te tilla, megjithe përpjekjet tona te mëdha. Sepse goditjet e rënda ishin gati te nënujshme, pa kërcitje te forta dhe pa shume krisma, ndonëse edhe te tilla nuk munguan Nuk ka njeri të përgjegjshëm dhe jurist në botë që mund të guxojë ta konsiderojë dhe ta zërë me dorë ankimimin e LSI për Vorën, por këtu gjithçka mund të ndodhë, se jetojmë në Tiranë. Tashmë, jo në atë të Edi Ramës, por më shumë të Ilir Metës. Ndaj edhe po i drejtohem sot atyre, ju befte pushka top per Vorën! Bashke me ju edhe atyre gjyqtareve te kolegjit, qe jane vene ne radhe per t?i demonstruar devotshmëri Metës, sepse ai u ka premtuar se do t?i çoje ne Gjykate te Larte. Dhe pasi ta keni grabitur ne sy te te gjithëve, mos u ndalni me kaq. Merrini edhe ato bashki qe kane ngelur. Ca me metodën e Hasanit te Kukësit, ca me banda, dhe po nuk ia dolët kështu, rrethojini me polici, mjafton qe te arrini qëllimin. Mbase kështu i zbutet edhe inati i Ilir Metes per Edi Rames, qe eshte shndërruar sot ne tragjedi shqiptare.Sajmir Tahiri:Keto ishin zgjedhjet me te mira ne 25 vitet e fundit?Por Astrit Patozi, ish nënkryetar i Partisë Demokratike, nuk kritikoi vetëm qeverinë; pasi kur foli per rezultatet e 21 qershorit patozi kritikoi edhe partine e tijAstrit Patozi:Kam dëgjuar këto ditë, jo pa neveri, edhe tipa, që megjithëse vinin nga nje humbje e drejtpërdrejte ne terren, flisnin me entuziazëm per rritje te ndjeshme te opozitës dhe Partisë Demokratike ne gjithe vendin. Dhe kam menduar per nje çast se cfare duhet te bënte, fjala vjen, Frani, qe ka fituar ne Lezhe, ne rast se do te ishte i pacipe. Duhet te merrte nje mitraloz 12.7 mm dhe te qëllonte ne sheshin ?Skende...

Free Traffic Exchange