Koncert të premten mbrëma në Teatrin e Operas - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muzikë te mirë, nga klasikja që luhet në operat më të njohura të botës tek krijimet më të reja të muzikantëve shqiptarë, do t?i gjeni të gjitha në koncertin e së premtes mbrëma në Teatrin e Operas dhe Baletit. Më të mirët e bandës frymore dhe orkestrës së harqeve në Tiranë e Prishtinë, vijnë në këtë shfaqje drejtuar nga dirigjenti Edmond Doko. E veçanta e këtij koncerti, janë pjesët e reja të kompozitorëve Aleksandër Lalo e Isak Shehu që luhen për herë të parë në Tiranë. Për artistët e rinj, kjo është një përvojë e jashtëzakonshme që do të ndihmojë edhe për evente të tjera mes Tiranës dhe Prishtinës artistike. Ky koncert vjen në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri - Kosovë, ndaj edhe rrugëtimin e përmbyll në Prishtinë më 10 korrik.

Free Traffic Exchange