Detajet fiskale për reformën territoriale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një nga vendimet e para qe do te duhet te ndërmarrin Këshillat Bashkiak është miratimi i një dosje, e cila përmban hapat e nevojshëm për vënien ne zbatim te reformës territoriale. Vonesa e konstituimit te tyre, rrezikon 61 bashkitë e reja, qe te mos përfitojnë te plote fondin prej rreth 4 miliard lekësh, para këto te cilat janë pjese e transferetes qe jep qeveria për 6-mujorin e 2, si dhe fonde ende te pashfrytëzuara nga pjesa e pare e vitit. Përfaqësues te Ministrisë se Financave, thonë se pas datës 7 korrik, te gjithë nëpunësit e administratës se komunave, do te mund te vijojnë veprimet financiare ne llogarite e bashkive. Ndërkohe qe një pjese e tyre do te shkurtohen, siç është koncepti i kryetarit, nënkryetarit apo kryetarit te komunës. Por një sfide me vete, do te jete mbledhja e taksave dhe tatimeve. Ministria e Financave i sugjeron këshillave bashkiak qe për 6-mujorin e dyte, te mbajnë ne fuqi te njëjtat tarifa dhe taksa me te cilat, njësite vendore funksionojnë aktualisht. Duke nisur nga viti 2016, qeveria do te aplikoje nje formule te re për ndarjen e transfertes se pakushtëzuar, formule, e cila pritet te ngjalle debate te forta mes eksperteve dhe politikes.

Free Traffic Exchange