Sejko: Asnjë lekë jashtë vendit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Menjëherë pas nisjes së rëndimit të situatës ekonomike në Greqi, Banka e Shqipërisë ka lëshuar një urdhër ku ndalon që bankat tregtare që operojnë në Shqipëri të transferojnë qoftë edhe 1 lek te mëmat e tyre. Guvernatori Genti Sekjko, tha në një konferencë për mediat se deri tani sistemi është i mbrojtur dhe bankat greke që operojnë në Shqipëri nuk kanë çuar para jashtë.?Kemi lëshuar nje urdhër ku kemi kufizuar çdo lloj transferimi kapitali apo likuiditeti ndaj mëmave, dhe deri tani nuk është çuar asnjë para drejt atyre?.Megjithatë, ndryshe nga optimizmi i qeverisë se kriza greke dhe dalja e mundshme e saj nga zona euro nuk do të ndikojë shuam në Shqipëri, guvernatori Sejko u tregua më me këmbë në tokë, kur tha se rritja ekonomike e këtij viti do të jetë më pak se pritshmërinë që kishte Shqipëria ne muajt e parë.?Nese del për Greqinë skenari negativ do të ketë efekt në ekonomi, ne kemi rishikuar në ulje rritjen ekonomike, por rritje të ekonomisë do të ketë, dhe pse më pak sesa shpresonim?.Sejko siguroi qytetarët se këshilli mbikëqyrës po monitoron në çdo kohë situatën në shtetin fqinj dhe është gati të marrë vendime dhe masa sipas rrjedhës që do të marrin ngjarjet në Greqi.?Po monitorojmë situatën greke dhe ne vijim do te rishikojmë pritshmërie dhe skenarët per ekonominë shqiptare, do te marrim veprimet e duhura per te ndërhyre?.Pesha e bankave me kapital grek ka rënë nga viti në vit. 3 banka të cilat janë filale greke dhe operojnë tek ne, zënë 15 % të tregut bankar.