http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drafti për arsimin e larte kalon ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve. Ministrja Lindita Nikolla e cilësoi si emergjente ndërhyrjen ne Universitete, duke siguruar se asnjë para e taksapaguesve shqiptare, nuk do te shkoje për privatet. Nikolla sqaroi dhe kriterin e doktoraturave, te cilat me ligjin e ri, nuk do te meanxhohen me nga punonjësit e administratës, por nga stafi akademik. Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, vlerësoi se formulën e re te pranimit ne universitete, ne baze te se cilës maturantet do te kryejnë një konkurs. Autonomia universitare është nje nga pikat thelbësore te këtij drafti, ku secili prej universiteteve do te përcaktojë, kuotat, procedurat e pranimit, numrin e stafit dhe tarifat universitare.