http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshimet në ligjin për koncesionet në shërbimet që shteti kërkon t?i japë sektorit privat kanë ndezur debate në komisionin e ekonomisë. Deputeti socialist Erjon Braçe i ka kërkuar Ministrit të Ekonomisë, arsyet përse qeveria ka lejuar sërish që kompanitë të cilat duan të marrin me koncesion shërbimet publike, lejohen të sjellin planin e investimeve të vendosur ashtu siç kërkojnë firmat. Por kjo nuk ka penguar palet që të ngrenë tonet dhe të akuzojnë njëra - tjetrën se i kanë dhënë privatëve shërbime që mund t?i kryente fare mirë shtetit, duke rritur kostot për konsumatorin shqiptar. Ndërsa ish-Ministri i Financave Ridvan Bode, tha se qeveria nuk di të shfrytëzojë koncesionet e dhëna. Duke marrë si rast kompaninë që shënjon naftën, ai akuzoi qeverinë se po lejon vetë evazionin në këtë treg. Edhe pse kabineti Rama ka premtuar rishikimin e koncesioneve të dhëna monopol dikur, deri tani asnjë prej tyre nuk është anuluar.Të vetmet, të cilat kanë ulur tarifën janë koncesioni i skanimit të kontenierëve dhe koncesionari i Rinasit qe më në fund pranoi hapjen e aeroporteve të tjera. Ndërkaq, asgjë nuk është bërë për shfrytëzimin e burimeve të naftës, kolaudimin e automjeteve dhe koncesionin e pullave fiskale.