http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të administrojë provat e paraqitura nga përfaqësuesi ligjor i kandidatit të pavarur për kryetar të Bashkisë Këlcyrë, Bujar Fezga. Në mbështetje të argumentit se procesi zgjedhor është manipuluar në dy qendra votimi, avokatit Ivi Kaso, kërkoi vlerësimin e fletëve të votimit të pavlefshme, të cilat sipas tij mund të ndikojnë në rezultat. Por, pika e fortë e përfaqësuesit të kandidatit Fezga, ishte se më 21 qershor rezultojnë te kene votuar njerëz qe nuk kane qenë fare në Shqipëri. Këto Pretendime përfaqësuesi ligjor i PS-së Eridian Salianji, i konsideroi si të pajustifikuara. Në zgjedhjet e 21 qershorit kandidati i pavarur për Bashkinë Këlcyrë Bujar Fezga, u mbështet nga Partia Demokratike.