http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi ka marrë mandatin e trete në krye te Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko thotë për Vizion Plus se prioritet gjatë katër viteve të ardhshme, do të jetë kanalizimet e ujerave te zeza dhe furnizimi me ujë te pijshëm. Një tjetër projekt i tij është kthimi i Pustecit në një qendër të rëndësishme turizmi. Bashkia e Pustecit është njësia më e vogël administrative. Me një popullsi prej 5300 banoresh ajo përbëhet nga 9 fshatra, shtate prej te cilave shtrihen buze liqenit të Prespës, te gjithë me banorë me kombësi maqedonase.