http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Themelimi i Gjykatës Speciale të kërkuar me insistim nga ndërkombëtarët dhe zbatimi i marrëveshjeve te nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, janë dy ndër temat ku kancelarja vuri theksin gjatë takimit me homologun kosovar Isa Mustafa në Berlin. Zonja Merkel u ndal gjate bisedimeve dhe te liberalizimi i vizave, për te cilin tha se heqja e tyre varet dhe nga masat që do të ndërmarre qeveria në Prishtinë për luftën ndaj korrupsionin e krimit të organizuar.Angela Merkel:Kemi inkurajuar zbatimin e marrëveshjeve për të dyja palët. Përparimi në dialog është përparim në rrugën evropiane. Kjo vlen edhe për Serbinë, edhe për Kosovën. Nder obligimet e tjera që Kosova duhet të ndërmarre, janë edhe lufta kundër krimit të organizuar si dhe themelimi i Gjykatës Speciale.Ndërkohë kryeministri Mustafa tha se Prishtina zyrtare ka përmbushur reformat e duhura për heqjen e vizave.Isa Mustafa:Kemi biseduar për çështjet themelore që e preokupojnë Kosovën dhe BE-në, integrimin evropian dhe përmbushjen e kritereve tona. Theksi është vene te lufta kundër korrupsionit dhe krimit te organizuara. Këto janë dy kriteret kryesore që duhen përmbushur për liberalizimin e vizave.Në këtë takim është diskutuar dhe çështja e azilkërkuesve kosovarë, të cilët kanë ardhur kohët e fundit në mënyrë masive në gjermani. Merkel deklaroi se emigrantët kane patur pak shanse per azil sepse vetëm rreth 1,1% prej tyre kanë marrë deri tani një përgjigje pozitive.