http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Ekonomisë do të diskutoje masat që do të marrë Shqipëria për të parandaluar efektet që pritet të japë një skenar tashmë më i afërt se kurrë, i daljes së Greqisë nga zona euro.Propozimi ka ardhur nga deputeti Kokëdhima dhe është pranuar edhe nga anëtarët e tjerë. Opozita i ka kërkuar qeverisë që të ndërmarrë hapa konkrete, pasi një kthim i shtetit fqinj tek dhrahmia, do të thotë sjelle ulje te prodhimit kombëtar vendas. Edhe pse të gjithë njëzëri pranojnë se sistemi bankar në Shqipëri është i sigurte, ka ende shume pikëpyetje që presin përgjigje. Rreth 600 mijë emigrantë shqiptare mund te rrezikojnë vendin e punës, ndërsa në Shqipëri, nuk dihet si do të shkojë fati i investimeve greke, të cilat renditen të parat për nga sasia e parave.Dalja e mundshme e Greqisë nga zona euro, do te preke edhe ndërmarrjet eksportuese, që do të detyrohen të gjejnë tregje të reja për të shitur produktet e tyre.