Komisioni i Jashtëm i PE për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Blerja e votave dhe presioni mbi administratën publike janë evidentuar si problematika të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, gjatë diskutimeve të komisioni për punët e jashtme të Parlamentit Europain në Bruksel. Megjithë kritikat për këtë proces zgjedhor, eurodeputetët evidentuan se ato ishin më të mira se zgjedhjet e kaluara.Elmar Brok:Janë evidentuar probleme serioze në këto zgjedhje. vëzhguesit kanë raportuar për shitblerje votash dhe shkëmbime të tyre me ushqime. Ka patur manipulime. nga informacionet që kam na rezulton se 35% e administratës publike ka qenë në presion si gjatë periudhës së fushatës zgjedhore ashtu edhe në ditën e votimit.Ndërsa eurodeputetët Kukan e Flekenshtajn, të cilët kanë qenë pjese e grupit negociator për të zgjidhur krizën politike në prag të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, vlerësuan progresin e shënuar në këtë proces. Ata shtuan se do të flasin për problematikat pasi ODIHRI të publikojë raportin përfundimtar.Eduard Kukan:Gjatë fushatës dhe deri në ditën e votimit procesi ka qenë i qet. me pas janë shënuar disa parregullsi në zgjedhje. Por duhet thënë se ana pozitive është se rezultati zgjedhor është pranuar nga kandidatët që humbën dhe duhet vlerësuar fakti që ata kanë uruar kundërshtarët, sa i takon parregullsive, mendoj se duhet të flasim pas marrje së raportit përfundimtar të OSBE-ODIRIT. Ajo që mund të them paraprakisht është se procesi i dekriminalizimit nuk u zbatua tërësisht dhe blerja e votës mbetet problem, ndonëse kjo është vështirë për tu provuar.Knut Flekenshtajn:Mbështes atë që tha më sipër eurodeputeti kukan. te gjitha problemet do evidentohen në raportin e ODIRIT dhe duhet të presim publikimin përfundimtar për të shqyrtuar parregullsitë e këtij procesi. Ajo që mund të them paraprakisht është se këto zgjedhje ishin më të mira se proceset e mëparshme. Seanca në komisionin për punët e jashtme u thirr nga kreu tij Elmar Bruk, pas raportimit që lideri i opozitës Lulzim Basha bëri për zgjedhjet e 21 qershorit gjatë samitit të partive popullore europiane.

Free Traffic Exchange