http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk ka zgjatur me shume se dy muaj liria per Arben Frrokun. Gjykata e Apelit per Krime te Renda vendosi te riktheje ne qeli biznesmenin, duke e dënuar ate me burg te perjetshem per akuzën e vrasjes se kryekomisar Dritan Lamaj. Pesëshja gjykuese e kryesuar nga Fehmi Petku pranoi ne kete mënyrë kërkesën e prokurorisë. Vete i akuzuari nuk ishte i pranishëm ne seance. Ndërsa ky vendim pritet te ekzekutohet duke riarrestuar Arben Frrokun, mësohet se ai është larguar dy jave me pare jashtë Shqipërisë. Avokati i tij Genc Gjokutaj e cilësoi te pabazuar vendimin e dhëne. Gjykata e shkalles se pare i dha lirinë Arben Frrokut,l duke e shpallur ate te pafajshëm. Prokurori Bujar Sheshi apeloi çështjen dhe kërkoi prishjen e vendimit te shkalles se pare dhe shpalljen fajtor te te pandehurit. Sipas tij organi i akuzës ka paraqitur prova, të cilat faktonin tej çdo dyshimi kryerjen e vepres penale nga i pandehuri Frroku. Ne argumentet e prokurorisë thuhet se ne deklarimet e dëshmitarit të mbrojtur ka fakte, të cilat provojnë plotësisht akuzën mbi Frrokun, por edhe të dhëna të cilat janë ne përputhje me ngjarjen.