http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas ankesave të shumta nga udhëtarët dhe agjencitë e trageteve, më në fund Ministria e Transporteve ka reaguar. Drejtori i Portit te Vlorës Xhevair Çeloaliaj është shkarkuar këtë të hënë nga detyra që mbante prej një viti e gjysmë. Në krye të portit, tashmë do të jetë Edmond Leka, ish-drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Vlorë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste të qytetit. Emërimi i kreut të ri, vjen në një kohë kur në portin e Vlorës ishin krijuar shume probleme, për shkak të përplasjes së orareve të dy trageteve të linjës qe kishte krijuar Çeloaliaj. Ky i fundit, prej kohesh ishte vene në qendër të akuzave të kompanisë ?Red Star? për shkak se nuk lejonte konkurrencën e ndershme. Ne shumë raste, me urdhër të ish-drejtorit Çeloaliaj, qindra udhëtarë u bllokuan në traget në mes të detit, e shumë bizneseve iu krijuan vështirësi. Ankesat e tyre u pasqyruan gjerësisht ne media, por reagimi i autoriteteve në Tiranë erdhi vetëm pas zgjedhjeve. Xhevahir Çeloaliaj mban edhe detyrën e kreut te PS së rrethit të Vlorës, por nuk dihet nëse rezultati negativ që ai shënoi në zgjedhjet e 21 qershorit, i ka vënë vulën problemeve dhe tensionit që krijoi si Drejtor Porti. Sot, drejtorit të shkarkuar Çeloaliaj, do t?i duhet të përballet edhe me padinë e bere nga kompania ?Red Star? për mosrespektimin e konkurrencës.