Opozita kundër Gjykatës Speciale - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kryeministri kosovar Isa Mustafa paralajmëroi dërgimin serish ne Parlament te ndryshimeve kushtetuese, qe do t?i hapnin rrugën ngritjes se Gjykatës Speciale, opozita është e bindur se kjo çështje, nuk mund te kthehet me ne parlament. Qëndrimi edhe nga kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj ne përfundim te nje takimi me krerët e Nismes dhe Vetëvendosjes. ?Ka vendosur Parlamenti dhe kjo nuk kthehet më. Nuk ka më si të kthehet, e di më së miri kryeministri këtë. Ne sot kishim një takim me opozitarët, jemi për një gjykatë të Kosovës dhe gjyqësi jo selektive. Nuk pranojmë të bisedojmë në terma të tjerë?.Sipas Haradinajt, vendimi i parlamentit ishte i qarte, se nje gjykate e themeluar nga ndërkombëtaret eshte e papranueshme dhe se ate duhet ta bejne vete kosovaret.?Kjo është një porosi e qartë mendoj dhe vjen, pasi Kosova ia ka dhënë mundësinë OKB-së, që për 9 vite të bëjë gjyqësi. Ia ka dhënë mundësi tribunalit, për aq sa ka ekzistuar, dhe në fund ia ka dhënë edhe BE-së. Pra tri herë, Kosova ua dha të drejtën partnerëve ndërkombëtarë të na ndihmojë në gjyqësor. Në rast se në këto tri raste s?mundën të na ndihmojnë, Kosova nuk dëshiron më t?ua japë këtë të drejtë?. Kuvendi i Kosovës dështoi te premten te votonte ngritjen e Gjykatës Speciale, qe do te gjykonte krimet e pretenduara te luftëtareve te UÇK-se, pavarësisht këmbënguljes se partnereve ndërkombëtare.