http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lumi Gjanica është nje nder ndotësit me te mëdhenj te qytetit te Fierit dhe pastrimi i tij, zuri vend kryesor ne premtimet e kandidateve gjate fushatës. Sot, kryetari i ri i bashkisë, Armando Subashi, zgjodhi ta nisë punën me problemet e Gjanicës. Subashi ka inspektuar rezervuarin e Lumarës në Mallakastër, vendin nga ku nis rrjedhën ky lum. Zgjidhja për Gjanicën, e cila sjell përmbytje të mëdha në dimër, por edhe ndotje, nuk mund të bëhet pa llogaritur edhe rezervuarin e Lumarës. Kryetari i ri i bashkisë së Fierit thotë se prioritet në katër vitet e ardhshme do jetë edhe bujqësia, turizmin dhe mbrojtja e mjedisit.