FMN, alarm për kreditë e këqija - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne fund te vitit 2014, FMN e ka vlerësuar Shqipërinë si vendin me nivelin me te larte te kredive me probleme ne masën 24 %, nje fakt ky, i cili ka shqetësuar partneret financiarë ndërkombëtar dhe i ka detyruar ata qe te ulen ne bisedime me institucionet për reduktimin e tyre. Ne forumin e zhvilluar mes FMN, BB, Bankës se Shqipërisë dhe institucioneve te tjera, është kërkuar hartimi i një strategjie nga ana e qeverise shqiptare, jo vetëm per te parandaluar zgjerimin e këtij fenomeni, por edhe reduktimin e tij, i cili aktualisht ka arritur ne nivelin e rreth 23 %. Sipas pjesëmarrësve ne këtë forum, kreditë me probleme janë një pengese kryesore për zhvillimin dhe rritjen ekonomike. FMN dhe BB kane vlerësuar disa nisma qe ka ndërmarre qeveria ne përmirësimin e ligjit për përmbarimin, si dhe ne atë për falimentin. Ne periudhën ne vijim, pritet te ndërmerren edhe disa nisma te tjera siç janë rritja e transparencës se bilanceve per huamarrësit, krijimin e skemave per ristrukturimin e borxhit etj. Por te pranishmit ne forum, kërkuan me shume mbikëqyrje edhe nga vete bankat. Sipas tyre, ato duhet te përmirësojnë proceset e tyre te brendshme, monitorimin dhe analizimin e kredive. Ne nje raport te fundit, FMN ka evidentuar se nëse, nuk ndërhyhet per zgjidhjen e këtij fenomeni, atëherë kreditë me probleme ne Shqipëri, mund te arrijnë ne 40 %. Ne 2015-2016 ne këtë pritshmëri, ndikim mund te japin rënia e ekonomisë e shoqëruar edhe me zhvlerësim te monedhës kombëtare ndaj valutave.

Free Traffic Exchange