http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e Kosovës kërkon konsensusin e partive opozitare për miratimin e Gjykatës Speciale. deklarata është bere nga kryeministri i vendit Isa Mustafa gjatë mbledhjes së qeverisë. Mustafa tha se shumë shpejt do të rishqyrtohet në kuvend amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës, që i hap rrugë ngritjes së kësaj gjykate. Por më parë tha Mustafa, duhet koordinimi i pozitës për këtë. Pavarësisht ftesës, kryeministri Mustafa do ta ketë shumë të vështirë konsensusin e opozitës. Duke folur nga gjatë kuvendit të 7 zgjedhor të aleancës së të rinjve të Kosovës, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ironizoi kryeministrin, duke thënë se në vend që të merrej me Gjykatën Speciale, qeveria duhet të merret me punësimin. Nje dite me pare deputetet e kuvendit te Kosovës rrezuan amendamentin per ndryshimin e kushtetutës, duke bllokuar ngritjen e Gjykatës Speciale per krimet e pretenduara te ish-pjesteraeve te UÇK gjate luftës se Kosovës. Pro ndryshimeve votuan vetëm 75 deputete, ndërsa nevojiteshin dy te tretat votave. 7 votuan kundër dhe dy abstenuan.