LSI surprizon në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lëvizja Socialiste për Integrim surprizon në Shkodër. Rezultatet e numërimit të votave për Këshillin Bashkiak të kësaj Bashkie, tregojnë se LSI ka lënë pas Partinë Socialiste, duke u renditur force e dytë politike, pas Partisë Demokratike. Rezultati paraprak tregon se PD do të marrë 21 këshilltarë, LSI merr 10 këshilltarë dhe PS merr 9 këshilltarë. Procesi i numërimit të votave për Këshillat Bashkiak në rang vendi është drejt përfundimit. Deri në mesditë janë numëruar kutitë e 5268 Qendrave të Votimit nga 5301 të tilla. KQZ ende nuk ka shpallur rezultatet paraprake të numërimit për Këshillin e Bashkisë së Malësisë së Madhe. Ndërkohë, pranë Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka nisur procesi i ankimimeve nga subjektet politike. Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar Bashkie në Tepelenë, pasi gjatë procesit të votimit u evidentua se dy nga tre kandidatët për kryetar bashkie kishin të njëjtin numër. Sipas PD-së, ky fakt ka ndikuar në rezultatin përfundimtar. Rezultati paraprak i shpallur nga KQZ tregon se fitues është kandidati socialist Tërmet Peçi. Pritet që edhe LSI të ankimojë në KQZ, rezultatin për zgjedhjen e kryebashkiakut të Vorës. Kërkesën ankimore LSI do e mbështesë mbi faktin se fitorja e kandidatit të PD-së Fiqiri Ismaili, erdhi si pasojë e rezultat I faktit se në listën e zgjedhësve gjatë kohëve të fundit janë shtuar në mënyrë fiktive rreth 600 zgjedhësve. Gjithashtu, parti të vogla, jashtë Parlamentit, kanë ankimuar rezultatet e numërimit për Këshillat Bashkiakë.

Free Traffic Exchange