Baku, lojërat europiane - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Joe joyce i dhuroi një tjetër medalje te arte Britanisë se Madhe per te përforcuar pozitat ne vendin e trete ne klasifikimin e përgjithshëm ne lojërat eurpiane, te cilat po zhvillohen ne Baku te Azerbajxhanit dhe po transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën tring. Britaniku triumfoi ne finalen e boksit pesha 91 kg kundër rusit Gasan Gimbatov. Ndërkohe medalja e bronzte u fitua nga francezi Toni Yoka. Britania e Madhe mori nje medalje te arte edhe ne not ne garën 200 metra shpine për meshkuj. Ishte Luk Greenbank qe realizoi kohen me te mire 1 min 56 sek e 89 te qind përpara bjellorusit Mikita Tsmyh dhe rusit Roman Larynx. Ne boks medalje te arte morën edhe vendasit e Azerbajxhanit ne peshën 64 k . Boksieri Colazo Sotomajor mundi ne finale italianin Vincenzo Manxhiacarpe, ndërsa medalja e bronzte i takoi ukrainasit Viktor Petrov. Nga ana tjetër Italia u shpall fituese e medaljes se arte ne skerme për meshkuj, pasi mundi ne finale Rumaninë. Ne sportin e basketbollit 3×3 dominoi federate ruse qe për meshkuj mundi Spanjën 18-14 dhe për femra Ukrainën 22-17. Ne klasifikimin e përgjithshëm kryeson federate ruse me 139 medalje, nga te cilat 69 ar ,34 argjendi dhe 36 bronzi. Vendi i dyte ne nje distance te madhe mbahet nga organizatoret e Azerbajxhanit me 52 medalje: 18 ari ,14 argjendi dhe 20 bronzi e ndjekur nga Britania e Madhe dhe Gjermania, me këta te fundit qe mbajnë vendin e katërt per numrin e paket te medaljeve te arta se sa te atyre ne total.