http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Interviste perballe pasqyres me Fatos Berisha. Fatos Berisha është Drejtor artistik dhe bashkëthemelues i Prishtina International Film Festival. Është shkolluar për regji filmi,televizioni dhe teatri në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku edhe magjistroi. Ai ka vazhduar shkollimin në kurse të ndryshme profesionale në Britani të madhe, përfshirë ate në Royal Court Theatre në Londër dhe në National School for Film and Television, Londër. Berisha ka punuar në shumë projekte në teatër, television dhe film, duke përfshirë edhe regjizurën e 260 episodave të serialit të njohur kosovar 'Familja Moderne' për Radio Televisionin e Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës, ka qenë bashkëthemelues I 'Teatri Dodona në Ekzil' dhe bëri regjinë e shfaqjes për fëmijë ku luajti edhe aktorja me famë botërore, fituesja e cmimit Oscar, Vanessa Redgrave, shfaqje kjo që udha në kampet e refugjatëve kosovar në Maqedoni. Ai është bashkëthemelues I Teatrit Urban Prishtinë, dhe shfaqja e fundit e tij 'Vdekja dhe Vasha' fitoi në disa festivale në Ballkan. Ai poashtu, menaxhoi shumë fushata marketingu dhe politike si Drejtor Kreativ i kompanisë së tij për PR dhe marketing B2 PR and Media Solutions.