http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryerepublikani Fatmir Mediu ka dale para medias për te komentuar zgjedhjet e 21 qershorit, duke ruajtur te njëjtën linje si aleati i tij kreu i PD Lulzim Basha. Per Mediun standardet u shkelen ne procesin e zgjedhjeve lokale. Gjate zgjedhjeve u provua blerja, bashkëpunimi me bandat kriminale, intimidimi i votuesve, ndalimi i votuesve te opozitës per te votuar. Por aleati tjetër i PD, kryetari i LZHK Dashamir Shehi ne analizën e tij per rezultatin e zgjedhjeve lokale i meshon me pak fenomeneve si blerja e votës apo presionet.?Une do te gjoja nje gje; te nderuar kolege te se djathtës dhe popullit shqiptar qe gjykon djathtas; kjo nuk eshte ndonjë humbje, nuk është ndonjë drame. Kjo është akti i dyte i asaj qe ndodhi para 2 vjetëve?Por te dy aleatet e PD ndajnë te njëjtin qëndrim kur vjen fjala per gabimet e opozitës ne kete fushate zgjedhore?Padyshim duhet t?i kishim dhëne me tepër vlere kandidateve, kualitetit te kandidateve, te cilët kane qene dukshëm me te avantazhuar se kandidatet e opozitës ?.?Zgjedhjet administrative duhet t?ia kishim lenë pak me shume kryetareve te bashkive te mos kishim ngritur kete idenë qe ky është nje referendum; ishte shpejt per këtë pune?. Kur procesi i numërimit po shkon drejt fundit republikanet arritën te permiresojne rezultatin e tyre me 2 mije vota krahasuar me zgjedhjet e 2013, duke marre 53 mije vota ne te gjithë vendin, ndërsa LZHK e Dashamir Shehit ka arritur te marre ne këto zgjedhje rreth 19 mije vota.