Analiza e financave për mbledhjen e të ardhurave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave pranon se gjatë vitit 2014-të nuk ka realizuar si duhet mbledhjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Në këtë dokument, të cilin e ka dërguar në qeveri, bashkangjitur me miratimin që do t?i bëjë këshilli i ministrave buxhetit faktik të vitit të shkuar, financat thonë se mbledhja e taksave për periudhën 12 mujore nga tatimet dhe doganat ishte 253.4 miliardë lekë, ose 70 milion dollarë më pak se parashikimi. Performancë të ulët në mbledhjen e të ardhurave ka patur edhe pushteti vendor, i cili pati një mosrealizim në vlerën -2.6%, duke mbledhur vetëm 124 milion dollarë, megjithëse taksa e pasurisë pësoi rritje. Kompanitë të cilat kanë rënien më të madhe në derdhjen e të ardhurave në buxhet, janë prodhuesit e naftës. Konçesionarët si Bankers Petrolium e Stream Oil, kanë paguar 20 milion dollarë më pak rentë minerare, ndërsa degët e tregtisë, transportit dhe ndërtimit kanë rritur kontributin në buxhet. Në total sektorit i prodhimit, ka paguar 40% më pak taksa gjatë vitit që shkoi. Ministria e argumenton këtë fenomen me rënien e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Autoritetet fiskale pranojnë në këtë dokument që edhe kontributi që vjen nga tatimi i pagës pati rënie, ato shprehen se heqja e aplikimit të taksës së sheshtë pati efekt më të madh se parashikimi.