Basha: Zgjedhjet u prishën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Brukseli Lideri i opozitës Lulzim Basha ngriti shqetësimin për dhunimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri. Për kreun demokrat oligarkia ne pushtet deformoi vullnetin e zgjedhësve në 21 qershor, ndërsa theksoi se opozita do te zhvilloje nje beteje te forte për te çuar para drejtësisë përgjegjësit.?Nuk ka dyshim që instrumenti që shkatërroi dhe deformoi zgjedhjet e 21 qershorit përbën një kërcënim real për demokracinë shqiptare, për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë. Lufta për të çmontuar këtë instrument të oligarkisë që ia doli të deformonte edhe zgjedhjet në 21 qershor, është misioni kryesor i PD dhe imi si kryetar i saj. Sot apo nesër besoj do të jetë dita e fundit e përmbylljes së procesit të numërimit, në të cilin pavarësisht gjithë këtyre parregullsive, ne morëm pjesë dhe u bëmë thirrje numëruesve tanë të ishin të kujdesshëm në zbatimin e ligjit. Me përfundimin e këtij procesi, PD do të nisë një betejë frontale për të vënë para përgjegjësisë politike dhe ligjore ata që guxuan të deformojnë vullnetin e zgjedhësve shqiptarë. Kjo është një betejë misionare dhe pa fitimin e kësaj beteje, Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara, jo vetëm në drejtim të integrimit europian të vendit por as në përballimin e sfidave imediate dhe akute që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë, me gjendjen ekonomike në vend, me vrasjen e shpresës, me eksodin që rritet e shtohet dhe që ishte një ndër shqetësimet kryesore që diskutuam edhe në samitin e PPE, në Bruksel? - u shpreh lideri i opozitës Lulzim Basha.Ne samitin e Partive Popullore Evropiane, Basha tha se prishja e zgjedhjeve lokale nga qeveria, angazhimi i bandave kriminale dhe blerja e votës kane sjelle zhgënjim te madh ne Bruksel. Kreu demokrat shprehu shqetësim edhe per rritjen e emigranteve nga Shqipëria drejt Evropës, qe sipas tij vjen për shkak te keq qeverisjes.

Easy Viral Banner Traffic