DASH: Ka pandëshkueshmëri të zyrtarëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Korrupsioni ne Shqipëri mbetet ne nivel shqetësues, me shtrirje ne te gjitha degët e qeverisjes, veçanërisht ne sistemin gjyqësor dhe shëndetësi?. Keshtu thekson raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit për të drejtat e njeriut per vitin 2014.?Qeveria nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive dhe zyrtarët e angazhuar në praktikat korruptive shpesh i kanë shpëtuar ndëshkimit. Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjyqtarët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh ishin në gjendje t?i shmangeshin ndjekjes penale. Disa zyrtarë të nivelit të ulët u ndëshkuan për abuzime. Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por më vonë prokuroria i ka pezulluar çështjet?.Raporti tërheq vëmendjen edhe per mosndëshkimin e te akuzuarve për vrasje.?Në shtator prokurorët akuzuan ish-Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj dhe ish-zëvendësin e tij Agron Kuliçaj për shpërdorim detyre, pasi policia nuk pranoi për zbatojë urdhërarrestet për oficerët e Gardës së Republikës të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve në vitin 2011. Që nga shtatori çështjet e pjestarëve të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar në vitin 2011 për vrasjen e katër protestuesve, vazhduan të mbeten para Gjykatës së Lartë. Gjykata vazhdoi të shqyrtojë apelimet e dënimeve me një dhe tre vjet dhënë kundër dy të pandehurve në vitin 2013 nga një gjykatë e apelit, e cila liroi një të dyshuar të tretë?.Korrupsion i mbetet problem edhe ne institucionet arsimore, përfshire universitetet publike dhe ne radhët e policisë. Ne raport përfshihen edhe problemet e keqtrajtimeve nga policia të personave të dyshuar gjatë ndalimit dhe marrjes në pyetje, abuzimet ndaj fëmijëve, diskriminimi ndaj grave dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Nje tjetër çështje ku eshte shënuar pak progres është ajo e kërkesave për kthimin apo kompensimin e pronave të marra gjatë regjimit komunist, ku shumë nga pretendimet siç vlerëson raporti, mbetën të pazgjidhura.