http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Ne zemër te gjyqësorit shqiptar është ngritur nje klike tejet e korruptuar nga individë, te cilët e përdorin sistemin e drejtësisë si nje biznes fitimprurës duke blere dhe shitur drejtësi?. Deklarata e forte është bere nga ambasadori britanik ne Tirane Nicholas Canion, i cili gjate nje tryeze per reformën ne drejtësi eshte fokusuar te gjyqtaret e korruptuar, te cilët sipas tij ne shume raste jane edhe ne poste kyçe ku kane ne dore emërimin dhe transferimin kolegeve te tjerë. Diplomati i huaj theksoi se gjyqtaret e korruptuar i kane vështirësuar punen investitorëve te huaj dhe vendas, ndërsa ne shume raste kane minuar punën e policisë e prokurorisë. Grupi i posaçme me eksperte te nivelit te larte per reformën ne drejtesi zhvilluan takimin e radhës ne universitetin ?Ismail Qemali? ne Vlore