http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjergj Bojaxhiu dhe grupimi ?Ne, Tirana? vendosen një rekord te ri ne këto zgjedhje, duke marre rreth 16 mije vota ne Tirane, nje rezultat qe asnjë kandidat tjetër i pavarur nuk e ka marre ne kryeqytet. Dhe kjo mbështetje e qytetareve ka shërbyer si baze qe Bojaxhi te njoftoje një lëvizje te re politike, tashme jo thjesht ne kryeqytet, por ne te gjithë vendin. Bojaxhi sqaron se platforma e kësaj lëvizje do te ketë ne qendër shtyllat qe ndërtuan edhe fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Detajet për ketë lëvizje ende nuk janë përcaktuar, por tashme është e sigurt qe ne qershorin e 2017 Gjergj Bojaxhi dhe grupimi qe ai drejton do te jete pjese e garës per zgjedhjet parlamentare. Kandidimi i Gjergj Bojaxhiut per Bashkinë e Tiranës dhe fushata e tij elektorale ishin një prej risive te këtyre zgjedhjeve. Tani mbetet për t?u pare se çfarë do te sjelle te re kjo lëvizje ne zgjedhjet parlamentare dhe ne skenën politike.