http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse Ministria e Shëndetësisë premtoi stabilizim e situatës, serish tregu vazhdon te ketë mungese te këtij medikamenti te rendesishem. Burimet zyrtare bëjnë me dije se urgjenca e qendrës spitalore universitare ?Nene Tereza? dhe spitali rajonal i Durrësit, janë furnizuar me ketë vaksine. Po mungesën e vaksinës se tetanosit vazhdon t?a vuaje spitali rajonal i Fierit, i cili ka mare dy dite me pare nje sasi te limituar prej 600 serumesh anti-titanik.Te pyetur nga Vizion Plus, kompanitë e mëdha farmaceutike,te cilat furnizojnë nje pjese te konsiderueshme te tregut thane se tetanosi nuk ishte ne listën e medikamenteve, per te cilat ato kane te drejtën e importit. Madje edhe spitalet private pranojnë se kane nje mungese te tetanosit prej rreth nje muaji. Ndërsa Agjencia Kombëtare e barnave, si institucioni kompetent për kontrollin e barnave dhe tregtimin e tyre, nuk ka dhënë asnjë koment se kur mund te zgjidhet kjo situate.