Mungesa e sinjalistikës në qarkun e Elbasanit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
200 aksidente automobilistike me mbi 30 viktima, 32 persona të plagosur rëndë dhe 220 me plagë të lehta. Ky është bilanci i vitit 2014 vetëm për qarkun e Elbasanit. Ndonëse ka pasur një përmirësim të lehtë në këtë zonë mungesa e sinjalistikes mbetet ende burim kryesor për aksidentet ne Elbasan. Megjithëse rezulton një ulje të numrit të aksidenteve në krahasim me vitet e kaluara në qarkun e Elbasanit ka ende shumë nevoje për përmirësimin e sinjalistikës orientuese të qarkullimit. Policia rrugore u bën thirrje drejtuesve te mjeteve të ndërgjegjësohen pasi një numër i madh i aksidenteve vinë si pasojë e shpejtësisë.