http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e 13 te lojërave Olimpike Europiane ne Baku, vëmendja ka qene e përqendruar ne not, skerme, boks, volejboll, dhe basketboll. Mjaft emocionuese ka qenë gara në stilin në shpine 100 metra tek meshkujt, ku i pari mbërriti britaniku Ljuk Greenbank me një diference shumë të vogël nga rusi Filip Shopin, ndërsa ne garën 4 00 metrave stil i lire tek femrat dominoi Rusia Irina Openisheva qe mori medaljen e arte e ndjekur nga gjermania Kullman. Gara e fortë edhe në 200 metra flutur tek femrat, ku ajo që triumfoi në fund për medaljen e arit ishte gjermania Mrzonski, pas një dueli të fortë me italianen Skarpa Vidal. Duke u kthyer tek meshkujt, në 200 metra bretkosë, Rusia ishte dominuese totale pasi mori dy medalje, ari dhe argjendi me Chupkov dhe Mordashev. Sa i takon garës ekipore gjithnjë në not medalja e arit ne kategorinë 4 herë 100 stil i lire u mor nga Rusia, ndërsa ndoqën Britania e Madhe dhe Gjermania. Ne sportin e skermës patëm një domino te francezit Trevejo, i cili mori medaljen e artë duke mundur në finale rusin Khodos. Tek femrat dueli ishte edhe më shumë spektakolar teksa në fund ajo që meritoi medaljen e artë ishte italiania Volpi, përballe ruses Alborova që u kënaq me medaljen e argjende. Ne volejboll meshkuj, Polonia mundi 3 me 1 me sete Sllovakinë duke siguruar kalimin ne gjysmëfinale, ashtu si edhe Bullgaria qe kaloi 3 me 1 Turqinë. Kuadri I ekipeve gjysemfinaliste u kompletua me Gjermaninë qe mundi 3 me 0 Serbinë, si dhe Rusia qe kaloi me lehtësi Francën me te njëjtin rezultat. Në gjysmëfinale Poloni gjen bullgarinë, ndërsa Rusia kundër Gjermanisë. Edhe ne sportin e boksit ka pasur disa përplasje gjysmëfinale tepër te forta ne turin gjysëmfinal tek meshkujt dhe femrat në disa pesha të ndryshme. Deri tani lojërat europiane olimpike që po transmetohen në tring po dominohen nga Rusia, që ka marrë 109 medalje nga te cilat 51 ari, ndërsa Azerbajxhani dhe Gjermania janë shumë pas.