Mediat e huaja për Lazaratin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarja e rende e ndodhur ne fshatin Lazarat, ku një efektiv i forcave RENEA mbeti i vrare dhe dy te tjerë u plagosen gjate nje operacioni policor per ndalimin e nje grupi qe kishte qëlluar drejt policisë, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia ?Associated Press? shkruan se dhjetëra police shqiptare te mbështetur edhe nga helikopterë jane vendosur ne fshatin qe ishte bere i njohur per prodhimin e paligjshëm te marihuanes, ne kerkim te personave te armatosur te përfshire ne kete ngjarje. Te shtënat ne fshat janë dëgjuar përgjatë gjithë dites dhe policia po mban ne kontroll nje grup te izoluar. Autoritetet jane te vendosura te mos lejojnë kriminelet te përsërisin me situata te tilla. Agjencia thekson se te shtënat kane ardhur nga nje banese ku qëndronte nje bande e dyshuar kriminale. Edhe agjencia ?Reuters? thekson se ngjarja e rende ndodhi ne një rajon famëkeq per kultivimin e kanabisit. Policia u qellua kur ndaloi një automjet ku besohej se gjendeshin arme. Përplasja e armatosur ne Lazarat është pasqyruar edhe nga mediat italiane, qe flasin për nje ngjarje te ndodhur ne token e marihuanes, ku tre agjente u përballen me breshëritë e armeve, teksa kërkonin te kontrollin nje automjet te dyshimte ne rrugën kryesore te fshatit. Mediat theksojnë se beteja e forcave te rendit ne kete zone u zhvillua per vite me radhe, per shkak te prodhimit te madh te kanabisit qe eksportohej drejt Europes. Një vit me pare ne kete fshat gjate rrethimit pese ditor forcat sepciale kryen nje operacion qe coi ne shkatërrimin e 12 ton e 800 kg hashash. Edhe pse tani prodhimi i kanabisit besohet te jete i paket, kjo zone vijon te ketë reputacionin si shpërfillëse e autoriteteve ligjzbatuese.