Votat për Këshillat Bashkiakë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i numërimit të votove vijon për të nxjerrë rezultatin për Këshillat Bashkiakë të 61 bashkive të vendit. Deri në mesditë janë numëruar kutitë e 3497 qendra votimi nga 5301 në total, ose 65.97%.Sipas rezultateve koalicioni i majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane ka marrë 497.755 vota, ndërsa koalicioni opozitar ka marrë 246031 vota. Në kampin e majtë, Partia Socialiste kryeson listën e partive të koalicionit me mbi 260 mijë vota. Më pas Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton të ketë marrë mbi 160 mijë vota. PDIU, sipas votave të marra rezulton të jetë partia e tretë e koalicionit të majtë me mbi 39 mijë vota, ndërkohë që FRD e ish-presidentit Bamir Topi, ka marrë mbi 18 mijë vota dhe PDKe Narkd Ndokës, që u bë pjesë e koalicionit pak para zgjedhjeve, ka marrë mbi 14 mijë vota. Sipas rezultateve të numërimit të votave për Këshillat Bashkiakë aleanca e djathtë ka marrë 246031 vota, pothuajse sa gjysma e koalicionit të majtë. Numërimi tregon se Partia Demokratike ka marrë rreth 183 mijë vota, kurse Partia Republikane ka marrë mbi 31 mijë vota. Partia e tretë në radhët e koalicionit të djathtë, LZHK ka marrë rreth 13 mijë vota, ndërsa dy parti të tjera të vogla, PLL dhe PBKD kanë fituar përkatësisht 9760 vota dhe 9164 vota. Rezultatet deri në mesditë, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vihet re një garë në numra mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për vendin e dytë si forcë politike.

Free Traffic Exchange