Liderët e Eurozonës i kanë mirëpritur përgjithësisht propozimet e reja greke të reformave që preknin bizneset e të pasurit, por jo pensionet dhe rrogat në sektorin publik. Shpresat tani janë që një marrëveshje të vuloset brenda javës, duke shmangur kështu falimentin e vendit për shkak të borxhit që duhet t?i shlyejë FMN-së deri në fund të muajit.