Edi Rama: 21 qershori ditë historike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjedhjet e 21 qershorit për kryeministrin Edi Rama ishin më të qetat, të lirat dhe të ndershmet, të zhvilluara ndonjëherë. Në daljen e parë publike pas procesit zgjedhor, kreu i qeverisë tha se vendi kaloi një proces krejt normal, ndryshe nga zgjedhjet e 2013. Por kryeministri Rama u shpreh i përgjegjshëm mbi gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtarë. Kryeministri Edi Rama, vlerësoi votën e qytetarëve më 21 qershor si disfatë e asaj që opozita e konsideroi si referendumit kundër reformës administrative territoriale. Zgjedhjet në këndvështrimin e Rames ishin vetëm prelud i reformës së administrative. Decentralizimi i pushtetit vendor do të pasojë ndarjen e re territoriale, proces në të cilin sipas Ramës, fjala e opozitës ka rëndësinë e saj. Mbështetjen që votuesit i dhanë koalicionit të mazhorancës tha kreu i qeverisë, është një detyrim për të vijuar reformat e mëdha. procesi ka nisur tha Rama dhe ky është drejtimi i duhur për vendin.

Free Traffic Exchange