Rezultatet e Bashkive të mbyllura - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-29 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E majta mbetet ne epërsi ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit, bazuar ne rezultatet e votave qe jane numëruar deri tani. Koalicioni Aleanca per Shqipërinë Europiane ka fituar deri tani, Bashkitë Has, Skrapar, Pustec, Belsh, Delvinë, Kolonjë, Libohovë, Peqin, Fushë-Arrez ,Pukë, Himare, Mirdite, Cerrik, Konsipol, Ura Vajgurore, Policani, Korçe, Kurbin, Bulqize, Roskovec. Ne këto bashki, numërimi i votave është mbyllur dhe ato do te drejtohen nga te majtët ne katër vitet e ardhshme. Ndërsa e djathta ka fituar deri tani Klosin, Selenicën, Tropojën, Matin, Vorën, Devollin dhe Përmetin. Bazuar ne rezultatet e votave te bashkive qe janë mbyllur, LSI ka humbur Vorën dhe Selenicën, te fituara këto nga PD-ja. Ndërsa demokratet kane fituar Matin te favorizuar nga ndarja e re territoriale. Zgjerimi I kësaj zone penalizoi PS-ne qe kishte drejtimin e Burrelit. PD mori gjithashtu bashkinë e Përmetit qe qeverisej nga e majta. Kryebashkiaket e majte janë Edmond Themelko ne Pustec, Gjon Gjonaj ne Pukë, Fran Tuci, ne Fushë Arrës, Ndrec Dedaj ne Mirditë, Kastriot Gurra ne Librazhd, Arif Tafani ne Belesh, Saimir Hasalla ne Peqin, Nesim Spahiu ne Skrapar, Arben Malo ne Kolonjë, Luiza Mandi ne Libohovë, Gjergj Goro ne Himarë, Rigers Balile ne Delvinë, Shuaip Beqiri ne Konispol, Altin Toska ne Cërrik, Majlinda Bufi, Roskovec dhe Juliana Mema ne Urë Vajgurore. Deri tani jane konfirmuar kryebashkiket e rinj nga e dajthta: Fiqiri Ismaili ne Vorë, Niko Shupulli ne Përmet, Përparim Shametaj ne Selenicë, Besnik Duzha ne Tropojë dhe Basir Çupi, Klos.

Free Traffic Exchange