Bumçi: LSI kërkon të marrë Lezhën me zor - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-11-29 0

Mbrëmjen e së dielës, vetëm pak orë pasi ka mbaruar procesi zgjedhor dhe ende pa nisur mirë numërimet nëpër ZAZ, Partia Demokratike ka denoncuar atë që e konsideron si akt të paprecedentë, për vendosjen e rezultatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Lezhës vetëm nga një kuti e burgut të Shën Kollit, ku ajo që nuk shkon, sipas Bumçit, është fakti që nga ky burg kanë votuar jo vetëm të burgosur rezidentë të Lezhës, por të burgosur nga e gjithë Shqipëria.